Falimenton fasoneria, punonjësit ne proteste në Pogradec, punëtorët: Nuk kemi marrë pagën e muajit gusht

schedule15:18 - 12 Shtator, 2023

schedule 15:18 - 12 Shtator, 2023

Rreth 30 punonjës të një fasonerie ne Pogradec protestuan te martën pas subjekti ku punonin është mbyllur pa u shlyer pagat dhe detyrimet e tjera. Ata thane se pronaret nuk i njoftuan për shpalljen e falimentit ndërsa kërkuan pagat e prapambetura.

Shkuan në punë si çdo mëngjes por derën e fasonerisë ku punonin prej një viti e gjetën të mbyllur.

Pronari i subjektit shpalli falimentit pa i njoftuar më parë punonjësit dhe pa u shlyer atyre detyrimet.

E ka mbyllur bravën dhe ka ikur fare”, shprehet një punonjës.

Një tjetër punonjëse shprehet se nuk u ka dhënë askush sqarime.

Të martën rreth 30 punonjës dolën në protestë dhe kërkuan pagat e prapambetura.

Vij nga fshati Lin, kam tre muaj lekët e transportit pa marrë. Jemi ankuar na dhanë fletat data e rrogës ka kaluar dhe nuk është hedhur”, ka thënë një qytetare.

Ata thane se përveç pagës pronari nuk u ka shlyer sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore.

Ka pesë muaj që nuk na janë paguar sigurimet” shprehet një tjetër punonjës në këtë fasoneri.

Të kontaktuar nga mediat përfaqësuesit e subjektit pohuan se kanë shpallur falimentin javën e shkuar por në vijim do të shlyejnë të gjitha detyrimet e prapambetura ndaj punonjesve./abcnews.al