“Momenti i fundit që Kosova të reflektojë”, Elezi: Nuk po kuptojmë mesazhet, të koordinohemi me SHBA

schedule17:13 - 9 Shtator, 2023

schedule 17:13 - 9 Shtator, 2023

 

Në “Ballkan Update” ka qenë i ftuar në një lidhje skype, eksperti i sigurisë nga Prishtina, Bedri Elezi, i cili ka folur në raport me deklaratën shefit të NATO-s në takim me presidenten e Osmanit, ku kërkoi që policia e Kosovës të veprojë në veri vetëm me lejen e KFOR.

Ai tha se marrëdhëniet mes palëve janë prishur edhe për këtë përgjegjëse janë autoritet e Kosovës.

Sipas tij, problemet me NATO-n do të vazhdojnë, pasi në Kosovë nuk janë të gatshëm të kuptojnë mesazhet që vijnë nga ndërkombëtarët.

“Në fakt të jem i sinqertë, autoritetet e Kosovës janë para një akti të krym dhe sigurisht që e dinë që përgjegjësia për përkeqësimin e marrëdhënie me NATO-n,  është mbi ta.

Ne ia kemi tërhequr vëmendjen disa herë autoriteteve, përfshirë edhe presidenten dhe kryeministrin që duhet të kenë kujdes me veprimet në Mitrovicën e Veriut, pasi do të jemi ne që do të sanksionohemi dhe tanimë kjo ndodhi.

Ne duhet të kishin veprimi për të dërguar forcat e sigurisë në zonën që është  në republikën e Kosovës dhe do të kishim mandat për të pasur nën kontroll edhe sigurinë e saj pjesë, tanimë kemi një degradim dhe NATO e bëri të qarta që forcat speciale duhet të marrin leje nga KFOR për të vepruar në atë zonë.

Siç duket do të kemi në vazhdimësi probleme me NATO, pasi nuk jemi të gatshëm të kuptojmë mesazhet qe jepen” tha ai.

Eksperti shtoi se raportet e institucioneve të sigurisë së Kosovës me NATO janë tepër të rënduar duke pasur parasysh dy fakte,  mos lejimi i policisë së Kosovës për të vepruar në veri pa leje dhe përjashtimi i stërvitja e përbashket ushtarake.

Elezi theksoi se ky është ndoshta momenti i fundit që autoritetet në Kosovë të reflektojë dhe të fillojnë të përmirësojnë marrëdhëniet.

Noshta është momenti i fundit që ne duhet të reflektojmë. Presidentja e Kosovës është dhe komandanti i përgjithshëm forcës së sigurisë së Kosovës. Duhet të ketë parasysh perspektivën e forcës së sigurisë dhe jo pozitën e saj, e cila eventualisht do të rrezikohej në rast se e njëjta nuk do të vepronte krahas kërkesave që kryeministri i Kosovës, do t’i bënte për  presidenten.

Po kemi probleme me drejtuesit tani, pasi ata në plan të parë kanë interesat personale dhe jo ata të  Kosovës.

E keni parë që policia e Kosovës duke pas veprimet e saj në Mitrovicë të kërkuara nga qeveria është dëmtuar.

Ndaj mendoj që është momenti i fundit të kemi  një reflektim sa i përket marrëdhënieve me SHBA.

Jemi në një situatë shumë të rëndë në raport me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, duke marrë parasysh dy fakte, përjashtimi i Kosovës nga stërvitja ushtarake dhe tanimë mos lejimi i policisë së Kosovës në veri pa lejen e KFOR” u shpreh Elezi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!