Përmbytje vdekjeprurëse në Turqi, Stambolli “pushtohet” nga uji

schedule09:21 - 7 Shtator, 2023

schedule 09:21 - 7 Shtator, 2023

Stuhi të ashpra shiu kanë goditur Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë, duke shkaktuar përmbytje që shkaktuan të paktën 14 të vdekur. Në Stamboll, shirat e dendur përmbytën rrugë dhe shtëpi, duke shkaktuar  7 viktima, sipas një deklarate të guvernatorit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News (@abcnews)

Pamjet te publikuara në rrjetet sociale nga “zemra” e Stambollit tregon situatën e vështirë me të cilën po përballen qtetarët. Me shume se 1750 shtëpi dhe biznese u pushtuan nga uji.

Rreth një duzinë njerëz u shpëtuan pasi u bllokuan brenda një biblioteke, ndërsa disa stacione metroje u mbyllën. Lumenjtë kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrugë dhe ura, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë.

/abcnews.al