Një sasi kokaine e pastër plot 617 kilogramë është sekuestruar nga Policia e Brazilit, ndërsa destinacioni i saj ishte Evropa dhe konkretisht Shqipëria.
Në pakot e drogës që ishin futur në një kabinë të dyfishtë të një kamioni ishte shkruar “K.F. Elbasani”, çka shton dyshimet se kjo sasi droge kishte për destinacion final qytetin e Elbasanit.
Sasia e drogës, vlera në treg e së cilës arrin në 9 milionë dollarë u gjet në një kamion që udhëtonte në rrugë rurale, ndërsa katër persona janë arrestuar.
Sipas burimeve të Zyrës Policore të Inteligjencës Gefron në Brazil, policia mundi të bjerë në gjurmët e katër trafikantëve pas informacioneve në rrugë operative.
Katër të arrestuarit, mes të cilëve dhe një grua sipas Policisë udhëtonin me dy automjete tip fiat dhe shoqëronin kamionin. Ata janë tashmë të akuzuar për sasinë e madhe të drogës së sekuestruar.
Gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarve, njëri prej tyre dhe pikërisht shoferi ka treguar se ai do të merrte 10.000 dollarë për transportin e drogës. Por, nuk ka mbetur me kaq, sepse policia kërkon ndihmën e qytetarëve në rastet e trafikut, duke pohuar anonimatin e tyre./abcnews.al