Miliona euro nga tregtia Shqipëri-Kosovë, por në Morinë kamionët sillen vërdallë

schedule18:55 - 2 Tetor, 2019

schedule 18:55 - 2 Tetor, 2019

Në doganën e Morinës në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës problemet për tregtarët nuk janë shmangur. Radhët e gjata të mjeteve të mallrave vazhdojnë dhe drejtuesve iu duhet të presin për procedura më shumë sesa rruga që përshkojnë.

Më shumë se 300 milionë euro është shifra e shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Kosovë. Por procedurat standarde doganore në Morinë, të përfoluara aq shumë për lehtësim, thuajse kanë mbetur në letër e pak fare të implementueshme.

Në çdo orë të ditës, dhjetëra automjete për transportin e mallrave i bien kryq e tërthor ambienteve të doganës. Sa në terminal, sa në parking e sa në pritje të procesit të skanimit.

Thonë se presin me orë të tëra. Aq sa shpesheherë u zgjat më shumë pritja se sa koha e udhëtimit nga njëri destinacion në tjetrin. Prej disa kohësh është punuar në unifikimin e sistemit doganor, kalimin vetëm me një kontroll, krijimi i doganës së përbashkët.

Por efektiviteti ka zbritur shumë pak tek ata që preken më shumë e që kanë kontakt të përditshëm me procedurat doganore.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!