Ambasadori gjerman ne Tirane Peter Zingraf thote se Bundestagu i hapi dritën jeshile çeljes së negociatave për Shqipërinë. Sipas tij, asnjë kusht i ri nuk i është vendosur vendit tonë, ndërsa shtoi se reformat e ndërmarra duhet të thellohen.
“9 kushtet e Bundestagut i dhanë dritën jeshile Shqipërisë. Reformat duhet të jenë të thella në aspektin social dhe kulturor. Debati në Bundestag ka qenë i thellë dhe serioz. 9 kushtet duhen përmbushur për fazën e dytë. 9 kushtet e Bundestagut kanë qenë të formuluara edhe më herët. Jam i bindur plotësisht se zgjidhja e konfliktit politik duhet të vij nga partitë politike. Pjesëmarrja në tryezën e reformës zgjedhore është shenjë pozitive e situatës politike”. /abcnews.al