Suedia shpreson se Turqia do ta ratifikojë anëtarësimin në NATO në tetor

schedule12:02 - 1 Shtator, 2023

schedule 12:02 - 1 Shtator, 2023

Ministri i Jashtëm suedez thotë se ka shpresë se Turqia do të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, kur parlamenti i Ankarasë të mblidhet në tetor, siç deklaroi presidenti Erdogan.

Tobias Billstrom u tha gazetarëve se qeveria suedeze nuk ka pasur asnjë sinjal gjatë verës për ratifikimin e anëtarësimit, shkruan Al Jazeera.

Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO vitin e kaluar në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Ndërsa shumica e anëtarëve të aleancës ratifikuan ofertën e saj, Turqia nuk e ka bëërë ende diçka të tillë, duke përmendur shqetësimet për bashkëpunimin e sigurisë.

Por pas muajsh presioni, Erdogan tha pas një samiti të NATO-s në korrik se do t’ia përcjellë parlamentit ratifikimin e ofertës suedeze për NATO-n në tetor.

Megjithatë, nuk ka asnjë garanci që Suedia do të marrë dritën jeshile./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!