Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tri piktore kosovare prezantojnë punimet me ekspozitën “Mozaiku i jetës”

schedule16:45 - 30 Shtator, 2019

schedule 16:45 - 30 Shtator, 2019

Ekspozita “Mozaiku i jetës” bën bashkë në Tiranë, tri piktore kosovare. Punimet e tyre janë të fokusuara tek zhdukja e trashëgimisë kulturore të Kosovës, por nuk mungojnë as bukuritë natyrore të vendit të tyre.

Mozaiku i jetës ka bashkuar tri artiste kosovare në  muzeun historik kombëtar në Tiranë. Besjana Kryeziu vjen me një shqetësim të brendshëm mbi rrënimin e monumentevë të trashëgimisë kulturore në Prishtinë.

Këtë e ka pasqyruar në pikturimin e detajeve arkitekturore të banesave apo detajeve të dyerve dhe dritareve. Ajo thotë se mund të jetë edhe si dëshmitare e fundit e këtyre banesave që janë në shkatërrim.



Piktorja Shkurte Ramushi megjithëse ka një mori ngjyrash plot jetë, sjell si shqetësimin mbrojtjen e natyrës. Parajsa ndodhet mes nesh sipas saj ajo duhet mbrojtur nga ndotja. Si simbol të fortë ka kërpudhën, por udhëtimi i saj fillon në gjithçka që frymon në natyrë.

Një vend të veçantë zë edhe nudo femërore si burim jete. Ndërsa Leoneta Abdyli ciklin e pikturave të prezantuara ia ka dedikuar vendlindjes Bujanovcit. Peizazhet e saj vijnë me një forcë drite nga bukuritë reale deri tek ato imagjinare./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!