Ngjarjet e ndeshjes mes Juventusit dhe Bologna, më saktësisht një penallti që iu mohua skuadrës mike për një faull në zonë të Illing ndaj Ndoye, kanë sjellë pasojat e para për gjyqtarët e ndeshjes.
Gabimi i kryesorit në fushën e lojës, është vijuar më pas edhe nga salla e VAR, ku ishte Franccescho Furno. Ky i fundit duhej të kishte evidentuar gabimin e kryesorit, por nuk e ftoi këtë të fundit që të rishikonte pamjet në monitor.
“Penalltia që nuk u dha për Bologna-n dje për faullin e juventinit Illing ndaj Ndoye është një gabim i dukshëm, fillimisht i gjyqtarit dhe më pas të dy njerëzve në sallën e VAR-it. Gabimi është i qartë”,
Tashmë ka ardhur edhe vendimi, me Di Belo dhe Furno të cilët janë të pezulluar si fillim për këtë javë, në pritje të masave të tjera që mund të zgjatin periudhën e tyre larg fushave të lojës, pas polemikave që shpërthyen që në javën e dytë të Serie A. /i.m /abcnews.al