Mesditën e sotme në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle pranë banesës, është gjetur pa shenja jete nga familjarët një shtetase, 12 vjeçare.
Nga kqyerja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se është vetëvarur.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al