Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një elektriçist ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike 57-vjeçari Agim Beqiri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zërvaskë. Dyshohet se 57-vjeçari po riparonte një linjë elektrike, ku kishte një defekt, dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al



