Një aksident tragjik në punë është regjistruar paraditen e sotme në Pogradec, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi u dëmtua aksidentalisht me një mjet prerës të tipit “troko” (frezibël).
Sipas informacioneve paraprake, viktima, Kristaq Çulaku, rreth 65 vjeç, ishte duke kryer punime në banesën e tij kur është dëmtuar rëndë. Ai u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.



