Kanadaja nën “kërcënimin” e zjarreve, evakuohet i gjithë qyteti

schedule20:33 - 17 Gusht, 2023

schedule 20:33 - 17 Gusht, 2023

Mbi 20,000 njerëz, pothuajse e gjithë popullsia e qytetit Yellowknife në Kanada, kanë kohë deri në mesditën e së premtes për të evakuuar qytetin për shkak të zjarreve pyjore që e kërcënojnë atë.

Është hera e parë që kërkohet evakuimi i një qyteti provincial, deri më tani urdhrat kishin të bënin me qytete më të vogla.

Rrugët që të çojnë në qytet janë kthyer në në kaos trafiku, raporton Guardian.

Të shumtë janë edhe ata që largohen nga qyteti me avion, por edhe atje radhët janë të gjata.

Ndërkohë qyteti është mbuluar nga tymi i dendur, duke krijuar një skenë të frikshme.

Autoritetet thonë se flakët mund të arrijnë në Yellowknife deri në fundjavë. Për momentin, frontet jashtë kontrollit janë rreth 15 kilometra larg qytetit, ndërsa kanë djegur mbi 1.6 milionë hektarë pyje.

Dramatike paraqitet edhe situata në rrjetin rrugor, ku dëshmitarët okularë flasin për dhjetëra kafshë të egra, si arinj, të shtrirë të djegur në anë të rrugës.

2023 është viti më i keq për zjarret në Kanada. Aktualisht ka mbi 1000 fronte aktive në vend, nga të cilat 236 janë në Territoret Veriperëndimore, duke përfshirë Yellowknife.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!