Sekretari Organizativ i PSD, Nol Nushi i ftuar në një lidhje skype me emisionin “Ballkan Update” foli edhe në lidhje me aferën e rezervave të shtetit në Kosovë, e cila është nën hetim.
Ai tha se nuk ka dyshime që ministri përkatës është në dijeni për problemet me grurin dhe vajin, që mungon në rezervat e shtetit edhe pse pagesa është bërë.
Sipas tij qeveria po e konsideron këtë si sekret shtetëror për të mbuluar aferën.
“Unë nuk kam dyshim që ministri është në dijeni për problemet me grurin dhe vajin e rezervave shtetërore. Paratë janë dhënë, mirëpo një pjesë e grurit dhe e vajit nuk ka arritur në Kosovë. Qeveria po e konsideron si sekret shtetëror, mirëpo kjo është një anomali. Kjo është thjeshtë një tendencë për të mbuluar aferën.
Akuzat me pamje dhe foto, qeveria po ia kthen me një kundërakuzë mediave duke i paditur ata” tha ai.
Sa i përket asaj që pritet të ndodhë në shtator dhe paralajmërimeve nga opozita, Nushi tha se nuk di të këtë ndonjë plan konkret për në shtator.
Ajo që dihet për në shtator është se dialogu nuk pret dhe Kurti ka nisur tërheqjen graduale, e cila do të përfundojë me një asociacion që do t’i japë më shumë të drejta seç kanë serbëve në veri të vendit theksoi ai.
“Unë nuk e di për një plan konkret në shtator, por çdo vit shtatorit është plani i rinisjen së politikës. Korriku dhe gushti e vë pak në gjumë politikën.
Gjatë kësaj kohë Kurti nuk ka ndaluar së kapuri shtetin, për sezonin pranveror të politikës. Që do të ketë ndonjë reagim të madh në shtator unë nuk pres ndonjë gjë.
Ajo që dihet në shtator është se dialogu në pret. Në veri Kurti po tërhiqet gradualisht, do të shohim edhe zgjedhjet se si do zhvillohem.
Unë them se po shkojmë drejt asaj që kishim paralajmëruar tek një asociacion që do t’i japë serbëve akoma më shumë të drejta seç kanë pasur” përfundoi Nushi.r.t/abcnews.al