Rama në OKB: Shqipëria do të jetë në BE, Serbia dhe bota të njohin Kosovën

schedule22:46 - 27 Shtator, 2019

schedule 22:46 - 27 Shtator, 2019

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, kreu i qeverisë Edi Rama vlerësoi ëndrimin e BE ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për afrimin e këtyre dy vendeve drejt Unionit. Kryeministri shqiptar i përcolli botës gjithashtu një apel për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

https://youtu.be/QKcDGysr1_8

Gjatë fjalës së tij para asamblesë së përgjithshme të organizatës së kombeve të bashkuara, në Neë York, Kryeministi Rama e cilësoi vendimin më të mençur përgjigjen pozitive te BE për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kreu i qeverisë Shqiptare u shpreh se reforma në drejtësi, ka larguar nga sistemi gjyqtarë e prokurore të korruptuar dhe ka trasformuar fizionomine e vendit.

Kryeministri Rama nga asambleja e OKB-se i kërkoi sërish Beogradit zyrtar të pranojnë si realitet se tashmë Kosova është një shtet i Pavarur.

Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk e fsheh synimin e saj për të qenë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB në vitin 2022-2023. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!