Pavarësisht se zhvilluan një ndeshje fantastike në “Loro Boriçi”, ndaj irlandezo-veriorëve të Linfield, si në fushën e blertë, por dhe në tribunat e stadium, sërish UEFA ka vendosur të gjobisë “kuqeblutë” e Vllaznisë, për fishekzjarret e hedhura gjatë përballjes së vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Conference League.
Klubi shkodran është gjobitur me shumën 4500 euro, për shkak të hedhjeve të lëndëve piroteknike në fushë, vendim ky i marrë nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, të cilët më pas ua kanë transmetuar vendimin drejtuesve shkodranë.
Tashmë e vetmja gjë çka u ka mbetur shkodranëve është të paguajnë gjobën e vendosur nga UEFA, teksa kanë një afat prej 90 ditësh për ta bërë këtë gjë. /i.m /abcnews.al