Chelsea në “garë” me Liverpool për Lavia, Southampton vendos çmimin për belgun

schedule16:24 - 10 Gusht, 2023

schedule 16:24 - 10 Gusht, 2023

Pavarësisht se “shenjtorët” e Southampton përfunduan në vendin e fundit të Premier League, sezonin e shkuar, duke siguruar kështu rënien nga kategoria, anglezët zbuluan dhe një talent vetëm 19-vjeçar në qendër të mesfushës.

Bëhet fjalë për “fantazistin” belg, Romeo Lavia, i cili këtë merkato vere është kthyer në objektivin kryesor të “të kuqve” të Liverpool, me teknikun, Jurgen Klopp, që mesa duket e ka vënë re potencialin e madh të djaloshit.

Mirëpo, për 19-vjeçarin nuk interesohet vetëm Liverpool, pasi në “garë” tashmë për shërbimet e belgut kanë hyrë dhe “blutë” e Chelsea, të cilët kanë bërë këtë të enjte, një ofertë prej 48 milionë paundësh, duke kaluar me 3 milionë ofertën e “të kuqve”.

Megjithatë, pavasërisht ofertave të konsiderueshme, “shenjtorët” kanë vendosur t’i refuzojnë ofertat, teksa janë të vendosur për të marrë plot 50 milionë paund për kartonin e belgut, i cili në një të ardhme të afërt mund të bëhet një prej mesfushorëve më të mirë në botë. /i.m /abcnews.al