Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për dhënie ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Midnight 14” është bërë I mundur zbulimi I tre automjeteve që po transportonin 21 emigrantë të paligjshëm.
Sipas policisë mësohet se këta 4 shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, si drejtues të automjeteve me emigrantë dhe si mbikëqyrës të rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet me të cilin lëviznin këta shtetas, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi i emigrantëve dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al