Teksa ishte shumë pranë italianëve të Lazio, 20-vjeçari rus i Dynamo Moscoë, Arsen Zakharyan është në kërkim të një emri të ri, ku mund të nisë një “aventurë” të re për karrierën e tij, pas refuzimit të “shqiponjave” romake
Sipar raportimeve më të fundit nga mediat e huaja, tashmë për kartonin e Zakharyan interesohen “tulipanët” e Ajax, të cilët janë të gatshëm të derdhin deri në 10 milionë euro për kartonin e rusit.
Ndërkaq, më herët, holandezët ishin interesuar edhe për mesfushorin e Krasondar, Eduard Spertsyn, mirëpo në fund “tulipanët” vendosën të “rrëmbenin” talentin 20-vjeçar rus, për shifrën e 10 milionë eurove. /i.m /abcnews.al