Bernardo Silva dëshiron largimin, City refuzon, Barça pret “pas dere”

schedule12:36 - 7 Gusht, 2023

schedule 12:36 - 7 Gusht, 2023

Pas largimit të “katalizatorit” gjerman të mesfushës, Ilkay Gundogan e më pas “fantazistit” algjerian, Riyad Mahrez, tanimë tekniku Pep Guardiola mund të humbasë një tjetër “yll” të “qytetarëve” të tij.

Bëhet fjalë për “fantazistin” portugez, Bernardo Silva, për të cilin Barça fillimisht bënë gati një paketë prej 50 milionë paundësh, e cila u refuzua nga “qytetarët”, mirëpo negociata duket se kanë marrë një tjetër rjedhë, më “luzitanin”, i cili ia ka shprehur qartë teknikut Guardiola se dëshiron largimin nga “Etihad”.

Në krahun tjetër, Bernardo Silva e dëshiron një kalim te “katalanasit” aty ku do punojë nën drejtimin e teknikut Xavi. Mirëpo, problemi kryesor lidhet me Guardiolan, pasi trajneri spanjoll nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e Silvës. Një futbollist të cilin e vlerëson shumë dhe e ka jetik për skemat e tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!