Shpallet në kërkim “Xubi”, dyshimet për një atentat

schedule15:05 - 26 Shtator, 2019

schedule 15:05 - 26 Shtator, 2019

Një i ri u arrestua ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen e një 24-vjeçari në kryeqytet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Yzberisht dhe policia dyshohet se po përgatitej një atentat. Për të monituruar situatën u kërkua edhe ndihma e RENEA-s.

Plagosja e 24-vjeçarit Dorian Vangjeli mbrëmjen e së mërkurës po hetohet nga policia e Tiranës si një atentat i mbetur në tentativë. Vangjeli bashkë me dy miqtë e tij që dyshohen se ishin të armatosur tentuan të largoheshin me një automjet të bardhë nga Rruga e Qelqit në Yzberisht kur në drejtim të tyre kanë mbërritur katër persona.

I pari që ka komunikuar me të plagosurin Dorian Vangjeli ishte Iljaz Avdillari 24 vjeç. Në momentin kur u pyet se, ç’bënte në atë orë të natës pranë banesës së familjes Avdillari, Doriani nuk u përgjigj, por ka hipur në automjet, ku ishin edhe dy persona të tjerë. Kjo gjë ka rritur dyshimet te personat e tjerë që ishin me Iljazin, duke iu kërkuar të rinjve që ishin në makinë të dilnin menjëherë jashtë saj.

Në tentativë për t’u larguar u qëllua me një plumb në dorë 24-vjeçari Dorian Vangjeli, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt prangosën pas ngjarjes Iljaz Avdillari, i cili dyshohet se qëlloi në drejtim të bashkëmoshatarit të tij.

Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja pistolete dhe u shpall në kërkim një emër i njohur për uniformat blu Fatmir Avdillari i njohur si “Xubi”.  Nisur nga rrezikshmëria e lartë e shoqërore e personave të përfshirë në konflikt, në mbështetje të forcave të rendit ishin edhe ato të Repartit Special “RENEA”.  “Xubi” akuzohet për dy vrasje të ndodhura vite më parë në Tiranë teksa kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.

Fatmir Avdillari në vitet ‘97-‘98 bashkë me disa persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit, të akuzuar për shumë vepra të rënda penale./ABc News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!