Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elbasan, operacion antidrogë/ Policia:16 të arrestuar në total, 8 persona në kërkim

schedule08:28 - 2 Maj, 2026

schedule 08:28 - 2 Maj, 2026

18 persona të dyshuar për përfshirje  në trafikun e drogës  u vunë në pranga nga policia  ndërsa tetë të tjerë u shpallën në kërkim.  Mes këtyre të fundit  është dhe një i mitur, i cili  do të procedohet në gjendje të lirë.

Kjo pas një operacioni antidrogë që u zhvillua paralelisht  këtë të shtunë nga Policia e Elbasanit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë  në të paktën tre qytete,  Elbasan, Librazhd dhe  Përrenjas.

Uniformat blu ushtruan kontrolle  në banesat  e personave të cilët dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të   tregtimit të lëndëve narkotike.



Policia gjeti  dhe sekuestroi  800 gramë kokainë dhe  8 kilogram kanabis e destinuar për tregtim.

Hetimet  për të goditur  këtë grup   sipas burimeve kanë nisur  rreth 10 muaj më parë.

Policia ka përfshirë  agjentë të  infiltuar dhe ka përdorur  metoda proaktive për zbulimin e personave të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

Ky operacion vjen në vijim të operacioneve të ndërmarrë më herët  të koduar si  Rrjeti dhe Tempulli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!