“Klan Kosova të vazhdojë punën”, Rexha për vendimin e gjykatës: Lajm i mirë për lirinë e medias

schedule18:51 - 3 Gusht, 2023

schedule 18:51 - 3 Gusht, 2023

KOSOVË- Gjykata Komerciale e ka aprovuar ankesën e “Klan Kosova” dhe vendosi të shtyjë vendimin e MINT-it rreth pezullimit të certifikatës së biznesit. Kreu i Unionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se ky është një vendim i mirë për lirinë e fjalës dhe medias.

Ai theksoi se televizioni “Klan Kosova” është media më e madhe dhe më e rëndësishme në vend, ndërsa sulmet e fundit shtoi Rexha kanë prapavijë të pastër politike nga qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.

“Është një lajm shumë i mirë për lirinë e medias në Kosovë. Ndihemi shumë të lumtur që gjykatësi ka marrë këtë vendim në favor të Klan Kosovës, për të pezulluar ekzekutimin e vendimin të Ministrisë , me të cilin I hiqej certifikata e biznesit Klan Kosovës, që to të çonte në mbylljen. Televizioni Klan Kosova është televizioni më i madh dhe më i rëndësishëm në Kosovë”, tha ai.

Ai theksoi se vendimi i gjykatës është një fitore e pjesshme pasi rasti shkon në gjykim me procedurë të rregullt dhe minimalisht merr kohë nga 2-3 vjet. Kreu i Shoqatës së Gazetarëve në Kosovë shprehet se pa një vendim zyrtar të gjykatës, institucionet përgjegjëse nuk mund të ndërpresin punën e televizionit “Klan Kosova”.

“Sot ky epilog është i mirëpritur. Vendimi është skandaloz dhe i motivuar politikisht nga qeveria Kurti kundër Klan Kosovës. Është një përfundim i pjesshëm, por beteja vazhdon dhe rasti shkon në gjykatë të rregullt, por që merr kohë 2-3 vjet, por me rëndësi që KPM nuk do mund të marrë vendim me heqjen e mundshëm të licencës së medias pa pasur një vendim përfundimtar të gjykatës”, theksoi ai./ n.m.abcnews.al

LEXO EDHE: “Klan Kosova të vazhdojë punë”/ Gjykata: Pezullohet vendimi i qeverisë Kurti deri në shqyrtimin e provave

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!