Kequshqyerje, depresion dhe aborte, mjekët turq paralajmërojnë për probleme shëndetësore afatgjata te njerëzit pas tërmetit

schedule10:44 - 31 Korrik, 2023

schedule 10:44 - 31 Korrik, 2023

Gjashtë muaj pas tëmetit shkatërrues që goditi Turqinë jugore, shoqata e mjekëve ka paralajmëruar për dëme shëndetësore afatgjata. Tërmeti 7.8 ballësh goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt të këtij viti, duke shkaktuar shkatërrim të madh.

Dhjetëra mijëra njerëz u vranë dhe miliona të tjerë mbetën pa shtëpi. Tani, rrënojat janë hequr pothuajse plotësisht, por problemet shëndetësore afatgjate po vazhdojnë, ka thënë për DPA Selahattin Mentes, kryetar i Shoqatës së Mjekëve në qytetin Adana, në jug të Turqisë.

Gratë dhe fëmijët janë më të rrezikuarit, tha ai. Ka mungesë të të ushqyerit, i cili mund të shkaktojë çrregullime në zhvillim te fëmijët. Të rrezikuara janë edhe gratë shtatzëna.

“Një numër i madh i lindjeve të parakohshme dhe abortimeve janë regjistuar në këtë rajon,” theksoi Mentes.

Operacione të vështira duhet të kryen në Adana, dhe spitalet atje janë të mbingarkuara tashmë. Mjekët në këtë rajon të Turqisë kanë raportuar gjithashtu edhe rritje të depresionit, raporton abcnews.al.

Ai i akuzoi autoritetet se kanë hedhur në mënyrë të pakontrolluar rrënojat nga ndërtesat e rrëzuara. Ata nuk e dinin nëse ato përmbanin toksinë, si asbest, dhe nëse ato do të depërtonin deri në botën ujore.

Ai tha se mungesa e këtyre njohurive ka shkaktuar probleme të mëdha.

“Ne nuk e dimë se si do të jetë shkalla e kancerit të mushkërive në pesë apo 10 vjetët e ardhshme, ashtu siç nuk e dimë se si kequshqyerja do të ndikojë në zhvillimin e fëmijëve”, përfundoi ai.

/abcnews.al