Ishte edicioni i dytë radhazi.
Pogradeci organizoi sërish Maratonën Ndërkombëtare, me pjesëmarrje të rreth 700 atletëve të moshave dhe kategorive të ndryshme, shumica e të cilëve nga Shqipëria, Kosova, vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Greqia e Brazili.
Pjesë e maratonës u bënë edhe turistë vendas e të huaj që ndodhen në Pogradec.
Organizatorët e kishin ndarë maratonën në dy kategori, e para gjysmë maratonë prej 21 Km me nisje në Lin dhe mbërritje në Pogradec.
Gara e 10 Km, që pati pjesëmarrjen më të madhe u organizuar në qytet duke përfshirë edhe rrugën e liqenit drejt Tushemishtit.
Në garën e 10 km për femra fituese ka qenë atletja greke Angeliki Koremenou dhe për meshkuj shqiptari nga Kërçova e Maqedonisë Muxhahit Mislimi, duke lënë më vend të dytë atletin e Forcave Ushtarake Shqiptare, Bledar Mesi.
Gara e 21 Km është dominuar për meshkuj nga greku Panajotis Alevizos i cili që në km e parë ja ka dalë për të stakuar të gjithë grupin e atletëve të tjerë për të hyrë kështu i vetëm në finish.
Këtë garë për femra e ka dominuar atletja shqiptare Sonja Çekini./abcnews.al