Ngecja e dialogut Kosovë-Serbi, Koci: Beogradi nuk është i interesuar për marrëveshje

schedule16:45 - 29 Korrik, 2023

schedule 16:45 - 29 Korrik, 2023

Konsulent i medias në Prishtinë Melazim Koci në një lidhje direkte për Ballkan Update ka dhënë detaje në lidhje me situatën e fundit politike në të cilën ndodhet Kosova së fundmi.

Koci është shprehur se për momentin dialogu është në ngërç dhe është për të ardhur keq sesi akoma nuk ka një mënyrë për të shkuar drejt zgjidhjes.

Sipas tij propozimi i kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e formatit se mënyra sesi ai e prezantoi si një konferencë nuk ishte e duhura mund të jetë dhe një dritë jeshile drejt dialogut.

“Unë mendoj se nga fillimi që nga Ohri Serbia e ka bërë të qartë se nuk është e interesuar për këtë marrëveshje, por ajo që është për tu habitur është se pse pala kosovare nuk është e interesuar për këtë. Keni të drejtë kur thoni se marrëveshja është në krizë. Formati që po udhëheq BE përmes Lajcak dhe Borrel nuk është në rrugën e duhur, pasi duket se Serbia nuk e do një gjë të tillë, Kosova duhet që të bëjë më shumë që të mos i lërë pretekste Beogradit për të pasur avantazh dhe për të minuar marrëveshjen. Nëse duhet ecje para duhet ndryshim formati. Propozimi i Ramës jo konferencë siç është formuluar por duhet një ndryshim formati, ku Macron, Scholz dhe SHBA me Britaninë mund ta nxirrnin nga kriza dialogun.

Pala serbe do e kundërshtonte një format të tillë që mund të ishte i favorshëm për Kosovën, pasi do të përfshinte SHBA, dialogu në Bruksel është i propozuar nga Kombet e Bashkuar dhe nuk e di në duhet një aprovim për propozimin që ka bërë kryeministri Rama. Pala kosovare duhet që ta mbështesë, se përfshirja e Scholz dhe e presidentit Macron dhe përfshirja e një zyrtari të lartë të SHBA ndoshta Blinken, do të ishte një favor për Kosovën, pasi Serbia ka kërkuar mbështetjen e Rusisë. Nëse nuk bëhet një gjë e  tillë nuk besoj se do të kemi ndonjë mundësi për të dalë në zgjidhje, pasi brenda BE ka akoma 5 vende që nuk e kanë njohur Kosovën ndaj dhe e kanë të vështirë që të kemi një përparim në këtë drejtim, pasi BE do të mbajë një qëndrim neutral”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu është shprehur se ardhja e delegacionit amerikan, ku janë kryesisht përfaqësues të pentagonit është një mesazh i rëndësishëm dhe për këtë Kosova duhet që të bëjë kujdes në lëvizjet e saj.

“Të dielën do të vijë një delegacion i lartë i SHBA dhe nuk besoj se është një vizitë e rëndomtë, fakti se ky ekip është i përbërë nga Pentagoni, mendoj se vijnë në Kosovë për çështje sigurie. Ato nuk e kanë menduar se situate në Kosovë mund të përshkallëzohet dhe mendoj se mesazhi i tyre do të jetë që Kosova të ketë kujdes dhe të mos i krijojë Serbisë pretekst për përshkallëzim të situatës”, është shprehur. /abcnews.al