Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Gjini: Protesta e 12 shtatorit është për të mbrojtur historinë për luftën dhe lirinë e Kosovës

schedule19:34 - 25 Gusht, 2026

schedule 19:34 - 25 Gusht, 2026

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij në protestën që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Gjini theksoi se protesta nuk lidhet vetëm me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin apo ish-krerët e tjerë të UÇK-së, por sipas tij ka të bëjë me mbrojtjen e historisë së Kosovës dhe luftën për liri.

“E kam konfirmuar edhe që do të flas, patjetër që do të jem aty. S’ka të bëjë kjo me Hashim Thaçin, as me Kadri Veselin, as me Jakup Krasniqin, as me të tjerët”, deklaroi Gjini.



Sipas tij, qëllimi i protestës është kundërshtimi i asaj që ai e cilëson si përpjekje për të njollosur historinë e luftës së Kosovës dhe sakrificën e atyre që luftuan për liri.

Gjini u shpreh se qytetarët duhet t’ua përcjellin brezave të rinj historinë dhe sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së, duke paralajmëruar se Kosova nuk duhet të lejojë që kjo histori të harrohet apo të mohohet.

Ai tha gjithashtu se Kosova është futur në një gjendje të vështirë, por u shpreh optimist se vendi do të arrijë të dalë prej saj.

“E kanë sjellë Kosovën në atë gjendje që ta mohojë vetveten, të mos i dojë simbolet e veta, shtetin e vet dhe heronjtë e vet. Ama, Kosova ka me dalë prej kësaj gjendjeje”, u shpreh Gjini.

Protesta e thirrur nga platforma “Liria ka Emër” do të zhvillohet më 12 shtator në Prishtinë, katër ditë para shpalljes së aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!