Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Legjenda e muzikës country u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare/ Trump shpall 7 ditë zie: Pusho në paqe Dolly, bota të do!

schedule21:29 - 25 Gusht, 2026

schedule 21:29 - 25 Gusht, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtares së muzikës country, Dolly Parton.

Në mesazhin e tij, Trump e cilëson Parton si “një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës country dhe shumë më tepër, të të gjitha kohërave”, duke e përshkruar lajmin si “një humbje të vërtetë për miliona njerëz”.

“Nuk ka pasur kurrë askënd si ajo dhe nuk do të ketë kurrë”, shkruan Trump, duke shprehur vlerësimin e tij për figurën e njohur të muzikës amerikane.



Sipas njoftimit të publikuar në llogarinë e tij, Trump ka deklaruar gjithashtu se në nderim të Dolly Parton, flamuri amerikan do të ulet në të gjithë Shtetet e Bashkuara për një periudhë njëjavore.

“Pusho në paqe, Dolly! Bota të do”, përfundon mesazhin presidenti amerikan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!