Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kriza politike në Kosovë/ Time Kadriaj: Kurti me skenar të përsëritur, po shkel Kushtetutën

schedule17:30 - 24 Gusht, 2026

schedule 17:30 - 24 Gusht, 2026

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në një intervistë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, ka komentuar krizën institucionale në Kosovë, duke kritikuar mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për zvarritje të procesit të konstituimit të Kuvendit.

Kadriaj tha se Kosova po përballet me një bllokadë institucionale që, sipas saj, po përsëritet vit pas viti.

Duke folur për aksionet e opozitës, deputetja e AAK-së tha se organizimi i saj ishte bërë shpejt, pasi kishte parë se procesi i konstituimit të Kuvendit po zvarritej sërish.



Kadriaj kritikoi gjithashtu mënyrën e rekrutimit dhe emërimit të aktivistëve në institucione, duke pretenduar se po hapen konkurse dhe po formohen komisione për pranimin e militantëve partiakë.

“Ne nuk duhet të vazhdojmë dhe ta lejojmë një veprim të tillë dhe të heshtim para gjithë këtij skenari, para shkeljes së Kushtetutës, para shkeljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Po bën në mënyrë të kundërligjshme hapjen e konkurseve, ndërtimin e komisioneve, atë hap për pranimin e këtyre njerëzve, posaçërisht militantëve të vet. Nuk është e drejtë”, u shpreh Kadriaj.

Ajo tha se Kosova ka sakrifikuar shumë për të arritur deri këtu dhe se, sipas saj, nuk duhet të lejohet që interesat personale të dëmtojnë atë që është arritur ndër vite. Një pjesë të rëndësishme të deklaratës së saj Kadriaj ia kushtoi raportit të Kosovës me Serbinë, duke akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për standard të dyfishtë.

Sipas saj, kontrata për riparimin e vagonëve të trenit në Beograd përbën një skandal dhe bie ndesh me qëndrimet publike të qeverisë ndaj Serbisë.

“Është nivel i skandalit nacional”, tha Kadriaj. Ajo akuzoi Kurtin dhe partinë e tij se “po fshihen ose po mbulohen me petkun e nacionalizmit”, ndërsa, sipas saj, veprimet e qeverisë janë në kundërshtim me deklaratat publike.

Kadriaj pretendoi se për renovimin e vagonëve në Beograd janë dhënë nga Kosova gati gjysmë milioni euro, duke e cilësuar këtë veprim si joetik dhe jo në interes të Kosovës.

“Zoti Kurti paska shpërblyer Beogradin me gati gjysmë milioni euro për renovimin e këtyre vagonave, gjë që nuk është e drejtë, që nuk është etike, që nuk është morale, që nuk është në interes të Kosovës”, deklaroi ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!