Anglia dërgon email gabimisht / Përfunduan në Afrikë, ishin për Pentagonin

schedule15:35 - 28 Korrik, 2023

schedule 15:35 - 28 Korrik, 2023

Pas Pentagonit Amerikan i cili gabimisht për disa vite dërgoi email-e drejt Mali-t një vendi të Afrikës Perëndimore që njihet si aleatë I Rusisë e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Mbretërinë e Bashkuar.

Një hetim ka nisur në Ministrinë e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe pasi zyrtarë të lartë të këtij institucioni kanë dërguar email-e  gabimisht drejt Malit.

E gjitha kjo ka ndodhur nga një gabim aksidental për shkak të një mungese të germs I në vendosjen e adresave të email-eve ku këto të dhëna duhet të përfundonin .

Megjithatë situata e Mbretërisë së Bashkuar duket më kritike se ajo e rregjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo pasi email-et e Ministrisë së Mbrojtjes në Britani përmbanin informacione të klasifikuara dhe mbi të gjitha ato ishin të destinuara për Pentagonin Amerikan.

Rreziku rritet më tej nëse këto emai-le bien në duart e Kremlinit.

Megjithatë Ministria e Mbrojtjes thotë se pavarësisht këtij incidenti, fatmirësisht nuk kishte asnjë detaj tejet të rëndësishëm në këto email-e që mund të rrezikonin sigurinë operacionale apo të dhënat teknike të misioneve të ndryshme.

Mali, vendi I Afrikës Perëndimore përvec Aleancës së forte që ka me Rusinë ka strehuar edhe shumë Mercenarë të grupit Paraushtarak Wagner./abcnews.al