Gjykata e Tiranës vendos vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agsin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Valikaj për t’ja kaluar dosjen Prokurorisë së Posaccme për kompetencë.
Eno Agasi nuk ka folur në seancë, ndërsa avokatët e tij kundërshtuan kalimin e çështjes në SPAK. Megjithatë kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dritan Hallunaj.
Ndaj Agasit janë ngritur dy vepra penale “Vjedhje” dhe “Pengim i zbulimit të së vërtetës”.
Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës qindra mijëra euro që ishte sekuestruara nga SPAK, në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t./abcnews.al

