Djimsiti nuk bëhet “kokë turku”, ja plani i Gasperinit

schedule10:57 - 25 Shtator, 2019

schedule 10:57 - 25 Shtator, 2019

Atalanta u mposht 4-0 nga Dinamo Zagreb në Champions League, një ndeshje që në Bergamo duan ta harrojnë sa më shpejt. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Djimsiti, nuk bëri një ndeshje të mirë dhe vlerësimet për ta pas ndeshjes me kroatët ishin të ulëta.

Gjithsesi në humbjen e pësuar fajtore ishte e gjithë skuadra dhe trajneri Gasperini pritet t’i besojë sërish Djimsitit, i cili pritet të jetë titullar në ndeshjen e sotme që Atalanta luan në transfertë kundër Romës. Kjo përballje nis prej orës 19:00.

ROMA-ATALANTA, FORMACIONET E MUNDSHME
ROMA (3-4-2-1):
Pau Lopez; Smalling, Fazio, Juan Jesus; Spinazzola, Cristante, Veretout, Kolarov; Zaniolo, Lo. Pellegrini; Dzeko. Trajner: Fonseca.
(Në dispozicion:  Mirante, Fuzato, Florenzi, Santon, Diaëara, Pastore, Mkhitaryan, Antonucci, Kluivert, Kalinic).

ATALANTA (3-4-1-2): Gollini; Toloi, DJIMSITI, Palomino; Hateboer, De Roon, Malinovskyi, Castagne; Gomez; Ilicic, Zapata. Trajner: Gasperini.
(Në dispozicion: Sportiello, Rossi, Kjaer, Masiello, Ibanez, Gosens, Arana, Pasalic, Freuler, Barrow).

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!