Evropa Jugore është e mbërthyer nga flakët. Në shumë shtete është ngritur alarmi I kuq për situatën e krijuar nga vatrat e shumta të zjarrit që janë kythyer në një klërcënim edhe për banorët.
Sipas të dhënëve të fundit të përpiluara nga Copernicus, pjesë e programit Hapësinor të Bashkimit Evropian, dhe Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje në pjesën më të madhe jugore të Evropës rreziku është në vijën e kuqe.
Mediat e huaja shkruajnë se vendet më të rrezikuara janë pjesët e Francës Jugore, Italisë, Greqisë dhe Turqisë, si dhe zona të vogla të Bullgarisë, Kosovës, Bullgarisë, janë konsideruar në “rrezik ekstrem” nga një organ parashikues i BE-së.
Ndërkohë në zonat e Portugalisë dhe Spanjës janë vlerësuar si “rrezik shumë i lartë”.
Ndërkaq kujtojmë se edhe vendi ynë, ditët e fundit ka pasur disa vatra zjarresh në Vlorë dhe në Fier, ku si pasojë një banesë është shkrumbuar në Fier por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Zonat e gjelbra konsiderohen si “me rrezik shumë të ulët” ndërsa vjollca më e errët përfaqëson zona me “rrezik ekstrem“./abcnews.al