Politika monetare në vend nuk ka pësuar ndryshime. Në konferencën e fundit për shtyp për këtë vit Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri publike të dhënat më të fundit të cilat pavarësisht disa luhatjeve, tregojnë se e nesërmja e ekonomisë shqiptare do të jetë në rritje.
Është konferenca e fundit për shtyp që jep për këtë vit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se këshilli mbikqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare vijon të mbetet i përshtatshëm.
“Politika jonë monetare jetësuese ka ulur kostot e financimit të sektorit privat, ka nxitur rritjen e kreditimit në lek dhe ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes financiare të huamarrësve në sitemin financiar”.
Tregjet financiare janë karakterizuar nga një ecuri relativisht e qetë gjatë dy muajve të fundit. Ecuri kjo me norma të ulta interesi, me prime të kontrolluara rreziku dhe me një tendencë stabilizimi të kursit të këmbimit.
“Megjithatë, rritja e kredisë për ekonominë vazhdon të mbetet e zbehtë duke shënuar vlerën e 3.5% në muajin tetor. Zgjerimi i portofolit të kredisë vazhdon të mbetet në rritje vjetore në nivelin 9.3%”.
Aktiviteti ekonomik i vendit ka vijuar të shënojë rritje. Papunësia është ulur në nivelin 13 . 6 përqind në tre mujorin e tretë të këtij viti, është ulur rrisku i kredive të këqia ndërsa shkëmbimet tregëtare kanë shënuar rritje. Guvernatori Sejko shprehet optimist për të ardhmen e ekonomisë shqiptare.
“Projeksionet tona për të ardhmen flasin për një përmirësim të mëtejshëm të aktivitetit ekonomik në horizontin afatmesëm. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit dhe pritet të sjellë një rritje më të shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit”./abcnews.al