Analisti Martin Leka, i ftuar në Real Story komentoi zhvillimet brenda PS. Leka tha se fakti që Rama nuk ka reaguar ndaj përpjekjeve të Veliajt për shkarkimin e tij tregon se kryeministri e ka plotësisht nën kontroll PS.
Leka shtoi se i vetmi i gjendur në mes të përplasjeve Rama-Veliaj është ministri Toni Gogu që sipas tij është një aset për PS.
Ai tha se i vjen keq për ministrin Toni Gogu, të cilin e cilësoi si një aset të PS-së, duke theksuar se është gjendur pa dashje mes dy figurave në këtë përplasje.
“Fakti që një njeri i rëndësishëm i PS-së, Veliaj, bën një hata dhe kërkon mocion besimi për kryetarin, përpjekje për shkarkim, në momentin që e injoron në atë farë feje që nuk thotë asnjë fjalë. E vetmja fjalë është ajo që thanë në një konferencë shtypi, ku u tha se janë si puna e borisë. Kjo tregon se e ka totalisht në dorë PS-në, me gjithë këto zëra. Në gjithë këtë histori Rama-Veliaj, më vjen keq për një njeri që është mes të dyve, që është ministri Toni Gogu, që është aset në PS dhe është vënë pa dashje, pa qëllim, mes dy njerëzve.”



