Sanksionet ndaj Kosovës/ Haradinaj: Nuk do të heshtim para situatës që e ka sjellë Kurti

schedule16:36 - 20 Korrik, 2023

schedule 16:36 - 20 Korrik, 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kritikoi kryeministrin Albin Kurti për gjendjen e krijuar në Kosovë, pas vendosjes së sanksioneve, nga aleatët ndërkombëtarë.

Pas tryezës së diskutimit me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, Haradinaj u shpreh se do të vazhdojë dialogun e brendshëm, sipas tij, për ta rikthyer Kosovën në normalitet.

“Ishte një konkluzion i këtij takimi se nuk duhet të heshtim para një situate që kemi në vend. Para një situate kur Kosova është e sanksionuar nga mbështetësit kryesor të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne do të vazhdojmë me punë edhe të ardhmen me sektorë të tjerë që të dalin nga kjo gjendje dhe bllokadë që ka vendi”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!