Paris Saint Germain ka vënë në shënjestër mesfushorin portugez të Manchester City, Bernardo Silva.
Francezët kanë bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të Cityt për shërbimet e talentit portugez, por anglezët kanë qenë të qartë me përgjigjen tyre. Ata e kanë refuzuar pasi 35 milionë konsiderohen pak për të.
Ëndrra e Bernardo Silva është të luante në Spanjë, por as Real Madrid e as Barcelona nuk kanë bërë ndonjë lëvizje për ta blerë atë.
Megjithatë, PSG mund të jetë një zgjidhje e mirë dhe ndoshta nuk do t’ia mbyllte derën për një transferim të mundshëm./ h.ll/abcnews.al