Shqetësimet për shkelje të protokollit të biosigurisë, SHBA pezullon fondet për laboratorin e Wuhan-it

schedule07:22 - 20 Korrik, 2023

schedule 07:22 - 20 Korrik, 2023

SHBA ka pezulluar fondet për Institutin e Virologjisë në Wuhan të Kinës (WIV) pasi nuk ka paraqitur dokumentacionin në lidhje me shqetësimet mbi shkeljet e protokollit të biosigurisë në këtë objekt, që është përballur me pikëpyetje mbi origjinën e pandemisë COVID-19.

Ky vendim erdhi pasi instituti kërkimor dështoi t’i sigurojë Institutit Kombëtar të Shëndetit dokumentet e kërkuara mes shqetësimeve të raportuara të sigurisë në laborator.Laboratori nuk ka marrë asnjë financim federal nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA që nga korriku 2020.

“Ky veprim synon të sigurojë që ëIV të mos marrë një dollar tjetër fonde federale,” tha një zëdhënës i HHS. “Lëvizja u ndërmor për shkak të dështimit të ëIV për të ofruar dokumentacion mbi kërkimin e WIV të kërkuar nga NIH në lidhje me shqetësimet se WIV shkeli protokollet e biosigurisë.”

Instituti i Virologjisë në ëuhan është përballur me pikëpyetje të ndryshme që kur shpërthue Covid-19 në fund të vitit 2019, duke shkaktuar pandeminë globale dhe afro 7 milionë vdekje të regjistruara. Virusi u identifikua për herë të parë në ëuhan. Komuniteti i inteligjencës amerikane ende nuk ka arritur në një përfundim se nga e ka origjinën virusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!