Filmi i ri i Disney-t “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” do të jetë pa princ dhe pa xhuxha

schedule09:29 - 18 Korrik, 2023

schedule 09:29 - 18 Korrik, 2023

Aktualisht është duke u filmuar një version i ri i filmit të animuar kult të Disney-t “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”, premiera e të cilit është paralajmëruar për në mars të vitit të ardhshëm.

Fotot e para nga seti tërhoqën shumë vëmendje në internet.

Disney vendosi që në vend të xhuxhave, Borëbardha të shoqërohet nga shtatë krijesa magjike në këtë version dhe në shpjegimin ata deklaruan se nuk donin të “’ushqenin’ stereotipet për njerëzit xhuxh”.

Dallimi në krahasim me përshtatjen e tyre të mëparshme në ekran të përrallës së Vëllezërit Grimm është se Princi nuk do të nevojitet. Regjisorja dhe skenaristja Greta Gerwig, e cila aktualisht është duke promovuar filmin e ri “Barbie”, është një nga skenaristet e versionit të ri të “Borëbardhës” dhe vendimi i produksionit është të fokusohet tek heroina që dëshiron të bëhet lidere.

Në dhjetë vitet e fundit, Disney ka punuar në mënyrë aktive në një interpretim të ri të klasikëve të animuar të njohur, kështu që shikuesit morën një “Sirenë të vogël” të re, në të cilën roli kryesor iu besua këngëtares dhe aktores afrikano-amerikane Halle Bailey.

Disney për herë të parë përshtati historinë e Brothers Grimm për ekranin e madh në 1937. Filmi i animuar “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” u përfshi nga Instituti Amerikan i Filmit në 100 filmat më të mirë amerikanë të të gjitha kohërave, fitoi një Oscar dhe është gjithashtu filmi me fitimet më të larta në historinë e animacionit./abcnews.al