Një australian dhe qeni i tij mbijetuan dy muaj në Paqësor, vetëm me peshk e ujë shiu

schedule09:19 - 17 Korrik, 2023

schedule 09:19 - 17 Korrik, 2023

Një 51 vjeçar Australian bashkë me qenin e tij kanë mbijetuar për dy muaj në Oqeanin Paqësor.

Mediat e huaja shkruajnë se australiani Tim Shaddock, i cili u shpëtua së bashku me qenin e tij në fillim të kësaj jave pasi kaloi dy muaj në Oqeanin Paqësor, është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shedork, një 51-vjeçar nga Sydney, mbijetoi dy muaj në Paqësor duke ngrënë peshk të papërpunuar dhe duke pirë ujë shiu.

Ai dhe qeni i tij u larguan nga Meksika për në Polinezinë Franceze në prill, por varka e tyre u dëmtua në një stuhi disa javë më vonë./abcnews.al