Një delegacion nga parlamenti Federal i Belgjikës në NATO është takuar këtë të premte me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e Përgjitshme të NATO-s.
Delegacioni belg u mirëprit edhe nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ndërsa në një conference pas këtyre takimeve, Theo Francken udhëheqësi i këtij delegacioni në Parlamentin e NATO-s deklaroi se Kosova mund dhe duhet të bëhet pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
“Ka shumë tensione në Ballkan, tensione brenda vendit dhe mendoj qe është e rëndësishme që jemi këtu, për të treguar se Belgjika është në krahun tuaj. Kur flasim për NATO-n, Kosova mundet dhe duhet të jetë anëtare. Do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën. Asambleja e NATO-s është një vend i rëndësishëm për ta diskutuar stabilitetin në Ballkan, i cili mbetet një ndër prioritetet tona. Kemi edhe luftën në Ukrainë, që tregon se ana lindore nuk është stabël. Situata na ka treguar se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm për njerëzit që jetojnë këtu.”
Asambleja parlamentare e NATO-s është një institucion që funskionin në mënyrë të pavarur nga Aleanca Veri Atlantike dhe shërben si një organ konsultimi. Roli I kësaj asambleje është I tërthort pasi nuk merr asnjë vendim të drejtpërdrejt në Nato por paraqet mendimet e saj.
Asambleja Parlamentare e NATO-s financohet nga qeveritë e vendeve anëtare.
Nëse Kosova bëhet anëtare e këtij organi si delegacion i asociuar, ajo do t’i bashkohej Serbisë dhe Bosnjes dhe Hercegovinës qe jane dy vendet nga rajoni qe jane pjese e Asamblese Parlamentare te Natos.