Ambasadori kinez: SHBA të bëjë “hapa konkretë” për rregullimin e marrëdhënieve dypalëshe

schedule15:47 - 13 Korrik, 2023

schedule 15:47 - 13 Korrik, 2023

Ambasadori i Kinës në Washington, Xie Feng i bëri thirrje SHBA-së që të ndërmarrë “hapa konkretë” për të “vendosur sërish në rrugën e duhur marrëdhëniet dypalëshe”.

Në një deklaratë nga ambasada e Kinës në Washington thuhet se në takimin që ambasadori Xie zhvilloi me nënsekretarin e mbrojtjes së SHBA-së për çështjet e Sigurisë së Indo-Paqësorit, Ely Ratner u shkëmbyen pikëpamje për çështje ushtarake dhe interesa të përbashkëta.

Në deklaratë thuhet se Washingtoni duhet të “trajtojë në mënyrë të kujdesshme çështjet e rëndësishme si çështja e Tajvanit” në mënyrë që “marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ushtarake të vendosen sërish në rrugën e duhur”.

Duke vënë në dukje se interesi i përbashkët i Kinës dhe SHBA-së kalon përmes marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme dypalëshe, Xie Feng i bëri thirrje Washingtonit që “përmes hapave konkretë të heqë dhe të menaxhojë dallimet” në lidhje me marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ushtarake.​

Ndërkohë Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka dhënë deklaratë lidhur me takimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!