Broja “përfiton” nga “eksodi” i largimeve, jashtë Chelsea tani dhe Aubameyang

schedule10:28 - 12 Korrik, 2023

schedule 10:28 - 12 Korrik, 2023

Lukaku, Aubameyang, Nicholas Jackson, Christopher Nkunku e Armando Broja. Kështu pritet të jetë sulmi i “bluve” të Chelsea, për sezonin e ardhshëm, mirëpo shpenzimet e tepërta gjatë dimrit dhe mundësia për të fituar disi nga transferimet këtë merkato vere ka ndryshuar planet e “londinezëve”.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, “bomberi” 34-vjeçar nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang nuk është më pjesë e planeve të Chelsea, me këta të fundit që e kanë në shitje sulmuesin.

Për Aubameyang interesohen sauditët e Al-Ettifaq, të cilët vetëm pak ditë më parë zyrtarizuan “legjendën” e mesfushës së Liverpool, Steven Gerrard, si trajnerin e tyre, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Në krahun tjetër, në rast largimi të Aubameyang dhe me sulmuesin belg, Romelu Lukaku, pranë largimit nga “blutë”, “bomberi” shqiptar, Armando Broja do të ketë më shumë hapësirë për të fituar minuta tepër të rëndësishme loje, sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al