“Kryetarët jo legjitim, po bllokojnë procesin e dialogut”, gazetari: Sovraniteti i Kosovës, vetëm në bashkëpunim me SHBA-në

schedule16:47 - 11 Korrik, 2023

schedule 16:47 - 11 Korrik, 2023

Gazetari Adriatik Kelmendi, gjatë intervistës për emisionin “Ballkan Update”, theksoi se kryetarët e komunave në veri të Kosovës, të cilët janë jolegjitimë kanë bllokuar procesin e dialogut. Gazetari shtoi se sovraniteti i plotë në veri të vendit mund të arrihet vetëm në koordinim me SHBA-në.

“Nuk po e kemi të qartë se ku qëndron Kosova sot në relacion me ata që e kanë ndihmuar Kosovën dhe ku qëndron në rrafshin gjeopolitik. Që të hyjmë në diskutime që përfundimisht do të normalizojnë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, duke i lejuar të dyja palët që të shpallin në një farë forme fitoreje, që Kosova të marrë njohjen de facto nga Serbia, dhe ngadalë të fillojë të çahet pesëshja mosnjohëse e BE-së dhe nga ana tjetër, Serbia të mund të thotë që s’e ka njohur Kosovën por që në asnjë formë nuk e konsideron si pjesë të saj dhe nuk mund ta pengojë.

Të nisemi që ta problematizojmë një çështje që ka mbetur peng prej 24 vitesh dhe të shkojmë drejt përshkallëzimi të situatës që mund të ketë edhe vdekje, në kohën kur Evropa synon të ndërpresë hapësirat për një konflikt që mund të shfrytëzohet edhe nga Rusia, kjo nuk duket si një politikë e mencur dhe që sjell shumë rezultate. Duhet të kujtojmë që gjithçka është arritur në Kosovë për këto vite, duke filluar nga çlirimi, është arritur vetëm në koordimin me shtetet e QUINT-it dhe mbi të gjitha me SHBA-të. Edhe sovraniteti i plotë i Kosovës në veri të vendit do të bëhet nëse ka koordinim të holllë me SHBA dhe shtetet kryesore tëe BE-së.

Nëse këto shtete na thonë se kjo nuk është mënyra e duhur drejt sovranitetit, besoj se duhen dëgjuar me vëmendje. Ne kemi kryetar komune që nuk ushtron asnjë funksion dhe as nuk ka legjitimitetin e duhur për shkak se ka marrë deri në 3 përqind të votave dhe të bllokojë të gjithë procesin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe që në fund do të ketë njohjen e ndërjellë.”, tha gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!