Analisti Fatmir Sheholli theksoi sot në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ballkan Update”, se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e kryeministrit të Kosovës, SHBA do të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve atje.
“Tani jemi edhe mjaft të shqetësuar se mos vallë ndodh që edhe SHBA të na e sjellë një situatë jo të këndshme për Kosovën. Ambasadori Hovenier, në një atribim të tij ndaj publikut në ditën e festës së Amerikës tha një deklaratë ndërsa pohoi një nen të ligjit ku duhet të punojmë për të drejtat e komuniteteve dhe tha se Amerika dëshiron të punojë më popullin e Kosovës jo me individë. Këshillat duhet të dëgjohen. Nëse Kurti në ditët në vijim nuk do ketë fleksibilitet për tre pikat e BE-së, unë besoj që ne do të kemi atë që më pak e kemi pritur, sanksionet e mundshme amerikane ndaj individëve të caktuar, përkatësisht ndaj zyrtarëve në Kosovë.” tha ai, ndërsa theksoi se sanksionet mund të vendosen edhe ndaj Presidentes Osmani.
Është duke u përgatitur një farë ndëshkimi për disa personalitete publike, që janë treguar jo të efektshëm ndaj këshillave të SHBA. Ka kritika të ashpra ndaj ministrit Zvecla, po edhe zyrtarëve të tjerë që nuk e kanë dëgjuar Amerikën. Në koncept të sigurisë Kosova nuk është përshtatur me SHBA për shpalljen e dy organizatave terroriste, nuk janë bërë në disktuim me shtetet aleate. Nuk kursehet as Presidentja e vendit, ka patur një heshtje të frikshme ndaj cdo reagimi ndaj aleatëve. Këto mos reagime nuk kanë has në mirëkuptim në qarqe të aleatëve ndaj shtetit, ndaj mund të jetë edhe ajo pjesë e listës së të padëshirueshmëve.” -vijoi më tej Sheholli./abcnews.al