Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A po përgatitet Amerika për luftë? Shala: Përgatitjet po bëhen për shkak të zhvillimeve teknologjike

schedule21:57 - 27 Tetor, 2026

schedule 21:57 - 27 Tetor, 2026

A po përgatitet SHBA-ja për një skenar lufte edhe brenda territorit të saj? Profesori i asociuar i çështjeve të sigurisë, Xhavit Shala, i ftuar në emisionin “War Report”, thotë se përgatitjet amerikane nuk lidhen domosdoshmërisht me rrezikun e një konflikti të menjëhershëm, por me nevojën për t’iu përshtatur zhvillimeve të reja të sigurisë.

Sipas tij, ndërsa lufta kibernetike dhe ajo e informacionit janë tashmë pjesë e realitetit, SHBA-ja po shqyrton edhe skenarët e mbrojtjes së territorit të vet. Shala thekson se Rusia i ka ndërmarrë më herët këto përgatitje, ndërsa Europa dhe Perëndimi kanë mbetur prapa në këtë drejtim.

“SHBA ka pasur potencial më të madh në botë të raketave dhe luftën e kanë zhvilluar gjithnjë larg territorit amerikan. Lufta kibernetike dhe ajo e informacionit janë duke u zhvilluar, por SHBA po mendon edhe luftën në territorin e saj.



Gjithçka sot është shumë e ndjeshme ndaj gostitjeve. SHBA nuk po përgatitet sot se mund të ketë një luftë nesër, por kjo po bëhet për shkak teknik, do jetë në vazhdimësi. Rustë e kanë bërë herët këto përgatitje, kurse Europa dhe Perëndimi është pak mbrapa në këtë fushë”, tha Shala.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!