Partizani nuk gjen qetësi. Për të mos mjaftuar humbja me Laçin dhe loja jo e mirë, tashmë ka sërish tension. Kolegët e “Panorama Sport” raportojnë për një episod të ndodhur një ditë më parë në fund të seancës stërvitore dhe protagonistë kanë qenë trajneri Franco Lerda dhe mbrojtësi Lorenc Trashi.
Në lajmin e raportuar nga e përditshmja sportive thuhet se tekniku italian ka urdhëruar lojtarin e “demave” të dalë nga fusha. E gjithë kjo raportohet se ka ndodhur për shkak se Lerda nuk ka parë të zbatohen detyrat e dhëna nga Trashi.
Lojtari në fjalë u bë çështje edhe gjatë fazës përgatitore në Slloveni. Në kupat e Europës fillimisht u preferuar Esin Hakaj si titullar, por më pas gjërat u sheshuan dhe Trashi mori vendin e tij në formacion. Në kampin e kuq shpresojnë që kjo situatë e krijuar të mos ndikojë në sfidën e sotme me Bylisin, që duhet fituar me çdo kusht. /abcnews.al