Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bilanci i parë i satelitëve/ Po kontrollohet gjysma e territorit, Rama: Kanabisi zbulohet lehtë

schedule11:54 - 5 Korrik, 2023

schedule 11:54 - 5 Korrik, 2023

Rreth gjashtë muaj pas hedhjes në hapësire të satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 qeveria ka një fotografi të qartë të afro  gjysmës së sipërfaqes së  Shqipërisë.

“Vendi i dyte në rajon pas Sllovenisë që ka konstelacionin e saj në hapësirë. Bëhemi pjesë e ekonomisë së re të hapërsirës duke zhvilluar përfshirjen e saj në komunitetitn hapësinor përmes imazheve satelitore me rezulucion të lartë. Mundësojnë realizimin e ambicieve tona si vend anëtar I NATO-s”

Gjithçka mund të lexohet në kohë reale.



Imazhet do të shërbejnë për zgjidhjen e çështjeve emergjente si përmbytjet, zjarret  apo aktivitete të paligjshme.

“Kanabisi, tanimë është shumë më e lehtë për agjencinë ligj zbatuese, për drejtuesit, por edhe për drejtimin politik të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë domethënë për të pasur qartësi të plotë jo thjesht mbi sa sipërfaqe konstatohet e tillë, por edhe me sa ndërhyhet në çdo sipërfaqe.”

Kryeminisri I bëri thirrje të rinjvë të aplikojnë për tu bërë pjesë Autoritetit Shetërore për Informacionin Gjeohapsionor  duke iu premtuar paga joshëse

“Kush do punojë për shtetin shqiptar për të vënë në përdorim maksimal të gjitha këto sisteme, për të krijuar një Republikë në të cilën mbrojtja kibernetike, shërbimet digjitale, shfrytëzimi i imazheve hapësinore janë në nivel ekselence, do të paguhen më mirë sesa kudo tjetër në rajon dhe patjetër më mirë sesa kudo tjetër në sektorin privat.”

Një ekip ekspertësh kanë nisur trajnimin për përdorimin e teknologjive të avancuara për  përpunimin e imazheve satelitore. Krijimi i hartës bazë të Shqipërisë   do të mundësojë analizat krahasuese ndër vite.

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 u lëshuan në hapësirë janarin e këtij viti nga qendra hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida të SHBA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!