Ndryshimi mes La Liga dhe Premier League? Kepa tregon diferencat

schedule19:24 - 20 Shtator, 2019

schedule 19:24 - 20 Shtator, 2019

Kepa Arrizabalaga u bë portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit verën e shkuar, ku u transferua për 71 milionë paundë nga Athetic Bilbao te Chelsea. 24-vjeçari konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë dhe bëri një sezon debutues shumë të mirë me Blutë e Londrës.

Tani, Kepa ka nisur sezonin e dytë me Chelsea dhe në një intervistë për mediat britanike, ka treguar ndryshimin mes kampionatit anglez dhe La Ligas. Në fjalën e tij, gardiani spanjoll tha: “Në La Liga, njerëzit nuk të gjykojnë me anë të rrjetave të paprekura, por sa gola pëson në fund të sezonit”.

“Ndërsa në Premier League, i japin shumë rëndësi faktit që duhet ta mbajmë rrjetën e paprekur. Këtu të gjithë lojtarët, nga sulmuesi e deri te ne portierët, mbrojmë me të gjitha forcat që të mos pësojmë gol”, tha mes të tjerash Kepa./abcnews.al