Qytetarët e Prishtinës janë ndarë në dysh sa i përket qasjes së kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri të vendit. Ka nga ata që thonë se bashkëpunimi me Amerikën është i domosdoshëm.
Ata që i përkasin grupit të dytë, besojnë se për shkak të moskoordinimit me partnerët ndërkombëtarë, Kosova po humbë përkrahjen nga Amerika dhe shtetet e tjera mike.
Se duhet koordinim me ndërkombëtarët thotë qytetari Mehdi Jashari.
Qytetari Shaip Hajrizi shprehet i bindur se për shkak të mungesës së bashkëpunimit të Kurtit me bashkësinë ndërkombëtare, Kosova është izoluar nga bota dhe nuk e gëzon përkrahjen që siç tha ai, e ka pasur më herët.
Kujtojmë se lidhur me situatën në veri komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ndërsa ditë më parë, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij, duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.
Situata në veri të Kosovës është tensionuar pas vendosjes së kryetarëve shqiptarë në zyrat e veta në objektet komunale, për çka serbët kanë protestuar. Si pasojë, grupet kriminale serbe kanë sulmuar Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe mediat.